Vendosni fjalën kyçe....

Meta: E kuptoj investimin e ndërkombëtarëve për vettingun, ata marrin paga të jashtëzakonshme


Kreu i Shtetit, Ilir Meta komentoi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV votimin e Kuvendit për të zgjatur afatet e organeve të vettingut dhe nëse do dekretojë apo jo ndryshimet ligjore dhe thekson se nuk bëhet pengesë për çështje të rëndësishme.

Meta deklaroi se e kupton investimin e ndërkombëtarëve në këtë aspekt, pasi ata marrin paga të jashtëzakonshme.

“Nuk komentoj diçka që nuk ka ardhur dhe ndoshta nuk vjen. Kur të vijë do t’ju jap përgjigje. Lidhur me këtë dua t’u them që nëse nuk do të miratohej sot, nuk do të ndërpritej. Ndërkombëtarët kanë hyrë në këtë proces dhe janë detyruar të punojnë. Ata marrin paga të jashtëzakonshme dhe nuk kanë arsye të jenë kundër. Unë nuk jam bërë asnjëherë pengesë për çështje të rëndësishme. Çdo dështim paraqitet si sukses. Problemi më i madh është mosfunksionimi i drejtësisë. Duket hapur që drejtësia është e kontrolluar nga pushtetarët”-deklaroi Meta.