Gjatë fjalës së tij në Parlament, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja i ka përmendur kryedemokratit Lulzim Bashës ardhjen e prokurorëve belgë në Shqipëri për hetimin e dosjes së “Toyota Yaris”. Çështje për të cilën do të merret në pyetje edhe kreu i opozitës.
Manja tha se ai as nuk i injoron dhe as nuk i shmanget drejtësisë apo çdo autoriteti gjyqësor, qoftë brenda dhe jashtë vendit.
“Në 8 mars, do të jap një dhuratë një tufë me lule për humbjen e radhës në Dibër. Mos u merr me Dibrën dhe dibranët po shihni hallet që ju kanë rënë në shtëpinë tuaj.
Sa për dosjen 184 Basha e kam me ty. Ji në rregull ti, aq sa çjam unë me drejtësinë. Po je ti i gatshëm të dalësh para drejtësisë siç jam unë, atëhere je në rregul.
Unë nuk i shmangem drejtësisë as me procedurë as me raporte mjeku dhe as nuk i injoroj thirrjet që vijnë nga çdo autoritet gjyqësor brenda dhe jashtë vendit.”– tha Manja.