Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali iu përgjigj ish-kryeministrit Sali Berisha, pas deklaratave të këtij të fundit në Parlament lidhur me kryeministrin Edi Rama, i cili mungonte në sallë.
Spiropali e konsideroi Berishën si përgojuesin më të madh të trevave shqiptare.
“Kemi dëgjuar shpesh këto kohët e fundit, që ‘nuk ia bënë SHBA-të atë gratën, atë mund të ia bënte vetëm ai larg’ sepse je patjetër përgojuesi më i madh i këtyre trevave. Nuk ke lënë burrë, grua, fëmijë, të vjetër e të ri pa marrë nëpër gojë këtu, apo në çdo lloj foltoreje që të ka dalë përballë. Dhe po duket që po e mbyll ashtu si të takon, pa nder, pa lavdi, pa hir, vetëm me pahir. Kaq kisha!” -tha Spiropali.
Kjo përgjigje e saj erdhi pas Berisha kujtoi hetimet e antimafias italiane që çuan në pranga Fabrizio Lisin, ish-gjeneralin e Guardia di Finanzia-s. Berisha tha se hetimet e autoriteteve italiane po i afrohen edhe kryeministrit Edi Rama, duke përmendur këtu lidhjen e Lisit me Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçin.