Publikohet një video nga brenda takimit të zhvilluar ditën e sotme mes kryeministrit Edi Rama dhe 3 përfaqësuesve të zonës së “5 Majit”, mes të cilëve edhe e moshuara Nënë Liza.
Në këtë video, Rama dëgjohet duke i thënë nënë Lizës: “Mua nuk më flet dot kështu ti! Dëgjo këtu, kur je përballë meje…”
Në një nga videot e publikuara, një nga banoret e “5 Majit” shprehet: “Kryeministri nuk na dëgjoi, regjistroi për vete dhe nuk na ka bërë asgjë…”
Pas dolën nga ky takim, banorët janë shprehur se kryeministri i ka ofenduar dhe fyer ata duke u larguar nga takimi. Rama i la ata vetëm me nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës, Arbjan Maznikun.
Kujtojmë banorët e “5 Majit” e kanë refuzuar përmes protestash shembjen e banesave të tyre, pa u bërë më përpara dëmshpërblimi i tyre i drejtë dhe sipas çmimeve të tregut. Ata janë spektikë dhe kërkojnë një kontratë marrëveshje për banesat e tyre.