Vendosni fjalën kyçe....

Vizatimi i Albrecht Dürer që u ble për 30 dollarë del në ankand, pritet të kapë vlerën 10 milionë dollarë


Vizatimi i shekullit të 16-të nga një prej figurat kryesore të Rilindjes Gjermane është vlerësuar mbi 10 milionë dollarë pasi u ble fillimisht në një tezgë në oborrin e një shtëpie për vetëm 30 dollarë në vitin 2017.

Sipas Agneës Gallery, shtëpia e ankandeve në Londër që ka veprën e artit, Albrecht Dürer, i cili vdiq në 1528, konsiderohet si artisti më i madh gjerman i kohës së tij dhe si një nga artistët dhe intelektualët më të rëndësishëm të Rilindjes Evropiane. .

Vizatimi që është rizbuluar titullohet ‘Virgjëresha dhe fëmija’. Duke qenë se karriera dhe trashëgimia e Dürer-it janë studiuar në thellësi që nga vdekja e tij, është jashtëzakonisht e rrallë të gjesh vepra të panjohura të tij dhe Agneës tha në një deklaratë për shtyp se ky vizatim ka qenë ‘objekt i një interesi të madh që nga rizbulimi i tij’.

Koleksionisti i artit me bazë në Boston, Clifford Schorer, i cili është një këshilltar i galerisë, i tha CNN të enjten se ai hasi në veprën e rrallë të artit, që mendohet se ishte përfunduar në 1503, rastësisht gjatë rrugës për në një festë në Massachusetts në 2019.

Ai kishte harruar të sillte një dhuratë në festë dhe kështu shkoi në një librari, e cila shiste vepra të ndryshme në një tezgë anës rrugës.

Librashitësi i tha se shoku i tij kishte një vizatim Dürer dhe e pyeti nëse donte t’i hidhte një sy. Schorer ra dakord, por kishte pak shpresë, duke pasur parasysh se hera e fundit që u zbulua një vizatim i panjohur i ‘kalibrit’ nga artisti ishte më shumë se 100 vjet më parë, tha ai.

Vepra e artit ishte blerë në një shitje në oborr në shtëpinë e një arkitekti.

Por kur e ekzaminoi veprën e artit javë më vonë, ai u befasua nga cilësia e saj. Schorer i tha pronarit, i cili dëshiron të mbetet anonim: “Unë mendoj se është ose falsifikimi më i madh që kam parë ndonjëherë ose një kryevepër.”