Vendosni fjalën kyçe....

Basha pas takimit me Memli Krasniqin: Folëm për dialogun Kosovë-Serbi, njohja e pavarësisë nga të gjitha shtetet e BE-së do shmangte çdo skenar që kërcënon Ballkanin


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar sot me kreun e PDK-së në Kosovë, Memli Krasniqin.

Pas këtij takimi, dyshja kanë dalë në një prononcim për mediat ku Basha shprehu vlerësime për kontributin e kësaj partie opozitare në Kosovës.

Basha tregoi se me Krasniqin diskutuan për procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Kryedemokrati shtoi se lufta kundër korrupsionit janë prioritet dhe shërbimi më i mirë që i bëjmë vendeve tona.

“Pata kënaqësinë e veçantë që t’i uroj mirëseardhjen, jo për herë të parë, por në këtë detyrë si kreu i PDK-së, Memli Krasniqit. Përgëzova PD e Kosovës për rolin e jashtëzakonshëm që ka luajtur në procesin e formimit të shtetit të Kosovës, si një opozitë konstrukti e në shërbim të qytetarëve të Kosovës.

Folëm për zhvillimet e fundit, për dialogun mes qeverinë dhe Kosovës, ku PD qëndron në të njëjtin pozicion për objektivin e dialogut; njohja e ndërsjellët e shteteve.

Ky është shans i mirë për të shtyrë para këtë dialog dhe për të parandaluar pengesat. Është barrë e madhe njohja e pavarësisë nga të gjitha vendet anëtare të BE. Do të shmangej çdo skenar që kërcënon Ballkanin, si në Bosnjë Hercegovinën. Lufta kundër korrupsionit janë prioritet dhe shërbimi më i mirë që i bëjmë vendeve tona.

Shqipëria ka detyrë të përhershme, por në momentin aktual si anëtare e Këshillit të Sigurimit, të shtyjë para çdo aspekt që ka të bëjë me qytetarët e Kosovës. Këtu nuk do të resht së shtyri nga opozita, por nuk do të kursejë asgjë që Shqipëria t’i japë gjithçka që mundet Kosovës, në mënyrë që institucionet atje dhe qytetarët të kenë benefite dhe produktivitet mes dy vendeve.”– deklaroi Basha para kamerave.