Vendosni fjalën kyçe....

“Befasohem kur e quan sukses Reformën në Drejtësi” – Debate në PE pasi Kuvendi miratoi zgjatjen e afatit të Vettingut


Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë votuan të enjten për zgjatjen e afatit të organeve të vettingut deri në vitin 2024.

Lidhur me këtë zhvillim në Shqipëri, duket se paska patur diskutime edhe mes eurodeputetëve Maciej Popowski dhe Viola Von Cramon-Taubadel, gjatë një debati të komisionit të punëve të jashtme të Parlamentit Europian.

Eurodeputeti polak Maciej Popowski vlerësoi punën e bërë në Shqipëri për Reformën në Drejtësi: “Ne kemi provuar, se disa nga partnerët në Ballkanin Perëndimor kanë bërë progres të mirë dhe të qëndrueshëm në fushën e sundimit të ligjit. Do të cilësoj dy shembuj. Një është Shqipëria, ku mbështetja e Bashkimit Europian ka dhënë rezultate të thella dhe paprecedentë të reformës në drejtësi, që vazhdon të zbatohet me rezultate konkrete.”

Mirëpo gjermania Viola Von Cramon-Taubadel u shpreh e befasuar që komisioneri Popoëski e ka konsideruar sukses reformën në Drejtësi në Shqipëri.

“Jam pozitivisht e befasuar nga zoti Popowski kur dëgjoj që ai e konsideron reformën e drejtësisë në Shqipëri një sukses. Do të isha dakort, por së fundmi, interlokutorët tanë në Kosovë na njoftojnë se Bashkimi Europian i nxit ata për të mos ndjekur të njëjtën rrugë që ndoqi Shqipëria. Madje u thuhet ta ndalin procesin e Vettingut, gjë që e komplikon çështjen për ta, pasi ata janë tashmë në mesin e procesit dhe menduan se janë në rrugën e duhur për plotësimin e kritereve lidhur me luftën kundër korrupsionit dhe reformën e gjyqësorit. Pra, edhe në nivelin operacional dhe teknik nuk është e efektshme.”– ka thënë Cramon sipas ABC News.

Në debat u përfshi edhe përfaqësuesi i Gjykatës Evropiane të Auditit, Juhan Parts, i cili ndonëse shrehu vlerësimet e tij tha se ky proces reformash duhet të ishte bërë me kohë në Shqipëri.