Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Me Edi Ramën shqiptarët s’votojnë kurrë të lirë, rikthimi i saj një nga misionet më të rëndësishme të jetës sime


Ish-kryeministri Berisha ka shkruar në Facebook se nuk mund të ketë zgjedhje të lira në vend për sa kohë kryeministër është Edi Rama.

Ai thekson se synon rikthimin e votës së lirë të cilën e konsideron si një nga misionet më të rëndësishme të jetës.

“Unë kam një parim: Me Edi Ramën nuk votojnë kurrë të lirë shqiptarët. Unë para se gjithash synon rikthimin e votës së lirë dhe këtë e konsideroj si një ndër misionet më të rëndësishme të jetës sime.” – shkruan Berisha.