Vendosni fjalën kyçe....

Biden e Putin bisedë telefonike nesër në mbrëmje


Presidenti i SHBA-së Biden do telefonojë homologun rus Putin të shtunën në mbrëmje me orën e Moskës, tha Kremlini të premten.

Telefonat vjen pas një kërkese me shkrim të Shtëpisë së Bardhë dhe dy liderët supozohet të diskutojnë tensionet e tanishme mbi Ukrainën.

“Pala amerikane kërkoi një bisedë me presidentin Putin dhe ajo do të zhvillohet nesër në mbrëmje me orën e Moskës”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Biden u largua nga Shtëpia e Bardhë të premten pasdite për të qëndruar në fundjavë në Camp David.

Pak para largimit të tij, këshilltari i sigurisë kombëtare i Biden, Jake Sullivan, u bëri thirrje publikisht të gjithë civilëve amerikanë që të largoheshin nga Ukraina, duke thënë se në rast të një pushtimi rus që mund të ndodhë në ‘çdo çast’ ata nuk do të jenë në gjendje të largohen dhe as nuk duhet të llogarisin se do ketë një evakuim siç ndodhi në Afganistan.