Al Pacino u pa duke kërcyer teksa shëtiste nëpër Beverly Hills, Kaliforni të enjten.
Aktori 81-vjeçar, i cili kërceu tangon me famë në filmin me të cilin fitoi çmimin Oscar në vitin 1992 me ‘Aromë gruaje’, nuk humbi asnjë hap teksa u pa duke kërcyer ndërsa me sa duket dëgjonte muzikë me kufje në telefonin e tij.
Legjenda e ekranit të filmave si ‘Scarface’, seritë ‘The Godfather’, ‘Avokati i Djallit’ etj ishte veshur me një bluzë të zezë të gjerë e atlete të zeza.
Ai u pa duke u tundur sipas ritmit teksa shijonte melodinë në veshët e tij.