Vendosni fjalën kyçe....

Inceneratorët/ Gazetari Elvi Fundo paralajmëron arrestime të bujshme: Peshq të vegjël e të mesëm, ndonjë deputet…


Gazetari Elvi Fundo ka paralajmëruar të tjera arrestime të bujshme lidhur me aferën e inceratorëve.

Ai shkruan se mediat që kanë përfituar shumë të mëdha parash nga inceneratorët po përpiqen të shpëtojnë me çdo kusht Klodian Zoton e Stela Gugalljan, të cilët janë në kërkim ndërkombëtar.

Fundo ka paralajmëruar se në ditët në vijim do ketë arrestime të tjera lidhur me tre inceneratorët mes të ciilëve mund të ketë edhe ndonjë deputet.

“Mediat e inceneratoreve duan të shpëtojne me çdo kusht Klodian Zoton, Stela Gugallen dhe disa të tjerë që do prangosen së shpejti, janë paguar e kanë mision si Irfani, Karlo, Batoni & Co, disa janë në ortakëri si Top Channel.

Vetëm se pas pak ditesh do marrin flamurin e denoncimit e do japin lajmi i fundit, u arrestua ky, i kap ai, skandali këtu po del dhe kjo. Do bëjnë sikur skanë thënë asgjë do i shesin dhe atë herë duhet të shpresojmë një PENDITO, jo për Ministrat e Ramës dhe Agaçin ata i dimë, por për thasët me lekë dhënë këtyre batakçinjve që e quajnë veten pronarë mediash dhe i përdorin ato si landfille. Nuk fillon e nuk mbaron tek dy inceneratoret 50 milionë euro në Fier dhe Elbasan, dhe ai qe mungon ne Tirane. Dy do i justifikojnë fizikisht, njërin procedurialisht e kështu me rradhë.

Vetëm se nuk do munden kurrë ti shpëtojnë, sepse kanë bërë të tilla abuzime nga DELIRI I PUSHTETIT, që dhe Ermonelën të vinin prokurorte të çështjes nuk do i linte dot jashtë maksimumi do kerkonte dënim të lehte, jo më pak se nja 10 vjet burg se janë në grup. Disa gjëra ti lemë për ditët në vijim si disa dokumenta të tjera që sdo ketë LANDFILL mediatik që ti fshehë. Peshq të vegjël, të mesëm, ndonjë deputet, së afërmi komshinj me ministrin e Ramës.”