Vendosni fjalën kyçe....

Joe Biden thirrje amerikanëve: Largohuni tani nga Ukraina, nuk do dërgojmë trupa për t’ju shpëtuar


Presidenti i SHBA-ve Joe Biden u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve amerikanë që kanë mbetur në Ukrainë që të largohen menjëherë nga vendi, për shkak të tensoneve me Rusinë.

Biden tha se nuk do të dërgonte trupa për të shpëtuar amerikanët nëse Moska pushton Ukrainën.

Ai paralajmëroi se “gjërat mund të çmenden shpejt” në rajon.

Rusia ka mohuar në mënyrë të përsëritur çdo plan për të pushtuar Ukrainën, pavarësisht se ka grumbulluar më shumë se 100 mijë trupa pranë kufirit. Por ajo sapo ka filluar stërvitjet masive ushtarake me Bjellorusinë fqinje dhe Ukraina e ka akuzuar Rusinë për bllokimin e daljes së saj në det.

Kremlini thotë se dëshiron të zbatojë “vijat e kuqe” për t’u siguruar që ish-fqinji i tij sovjetik të mos bashkohet me NATO-n.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson sipas BBC-së tha të enjten se Evropa po përballet me krizën e saj më të madhe të sigurisë në dekada.

Departamenti Amerikan i Shtetit u bëri thirrje amerikanëve në Ukrainë që të largohen menjëherë.

“Qytetarët amerikanë duhet të largohen tani.”- tha Biden për NBC News. “Kemi të bëjmë me një nga ushtritë më të mëdha në botë. Është një situatë shumë e ndryshme dhe gjërat mund të çmenden shpejt.”

I pyetur nëse kishte ndonjë skenar që mund ta shtynte atë të dërgonte trupa për të shpëtuar amerikanët që po ikin, Biden u përgjigj: “Nuk ka. Kjo është një luftë botërore kur amerikanët dhe Rusia fillojnë të qëllojnë kundër njëri-tjetrit. Ne jemi në një botë shumë më të ndryshme nga çka qenë më parë”.

Udhëheqësit botërorë ndërkohë vazhduan përpjekjet diplomatike për të zbutur krizën aktuale mbi Ukrainën.

Rusia dhe Ukraina njoftuan vonë të enjten se nuk kishin arritur ndonjë përparim në një ditë bisedimesh me zyrtarët francezë dhe gjermanë që synonin t’i jepnin fund konfliktit separatist në Ukrainën lindore.