Banorët e “5 Majit” e kanë ngritur shqetësimin e tyre për prishjen e banesave, edhe në SPAK.
Ditën e sotme ata kanë depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme, pasi kundërshtojnë shembjen e banesave të tyre.
Siç bëri me dije avokatja përfaqësuese e tyre Adriana Kalaja, banorët kërkuan që SPAK të bëjë sekuestron preventive dhe të ndalë aksionin për shembjen e banesave deri në sqarimin e planit. Ata arsyetuan se projekti nuk ka lidhje me rindërtimin e banesave nga tërmeti.
“Argumentuam para SPAK-ut se aty nuk ka ndërtim për efekt të tërmetit, pasi asnjë nga banesat në ‘5 maj’ nuk janë prekur nga tërmeti
Nuk është një projekt për interes publik. Sipas provave që disponojnë do të ndërtohen disa kulla
Marrëveshja që i është ofruar banorëve është diskriminuese e pa bazuar në ligj dhe nuk ka në konsideratë interesat e banorëve. Është një dokument që nuk prodhon efekte ligjore.
Efektet e policisë kanë qenë në kundërshtim flagrant me ligjin. Nuk mundet që me një shkresë të pabazuar në ligj t’i dërgohet shkresa policisë
Ligji e përcakton qartë se duhet të ketë një vendim prishje që ne e kemi përcaktuar si shkelje flagrante.
Kemi kallëzuar edhe kryetarin e Kadastrës, pasi sipas nesh në shpërdorim të detyrës ka kthyer përgjigje negative duke i vënë para përgjegjësie banorët, me përgjigje negative se ato banesa nuk mund të legalizohen.
Të gjithë komponentët që kemi parashtruar para SPAK, besoj do të hetohen. Kemi kërkuar marrjen e masës së sekuestros preventive mbi projektin. Projekti është i Boerit, që nuk ka lidhje me projektin e rindërtimit për shkak të pasojave të tërmetit. Ne i Kemi kërkuar SPAK, vënien e sekuestrosh preventive mbi këtë projekt dhe pezullimin e aksionit të prishjes deri në zbardhjen e çështjes.”– tha avokatja.