Analisti Fatos Luboja ka thënë mbrëmjen e sotme se vetingu është një proces i turpshëm i kryeministrit Rama e ndërkombëtarëve të korruptuar.
Sipas tij, vetingu duhet të shërbente për të pasur drejtësi e një SPAK të pavarur e jo të përbërë nga ata që i quajti ‘kamikazë të partisë’.
Lubonja shtoi se vetingu ka shërbyer për të pastruar drejtësinë nga ata që nuk ishin të kontrollueshëm nga PS-ja, tha ai në studion e News24 në emisionin Opinion.
“Vetingu ishte një proces i turpshëm i Edi Ramës me ndërkombëtarë të korruptuar. Ato ligjet e vetingut nuk i aprovoi Basha atëherë kur i aprovoi Meta. Vetingu është bërë keq, në mënyrë selektive dhe kemi provën për këtë. Vetingu bëhet që të ketë një drejtësi, një SPAK ku të mos kemi më kamikazë të partisë në pushtet, por drejtësi të pavarur. Të gjitha këto tregojnë që procesi i vetingut ka qenë për të pastruar organet e drejtësisë nga ata që nuk ishin të kontrollueshëm nga PS. Ky është dështimi e këtë ata duan ta paraqesin si sukses. Kjo i intereson Edi Ramës po për fat të keq u intereson dhe ndërkombëtarëve që kanë derdhur paratë e taksapaguesve të tyre. Basha u bë pjesë e këtij spektakli” – tha Lubonja.