Presidenti Meta ka shkruar në Facebook se populli shqiptar ka nevojë për lidership dhe se ka nevojë të marrë më shumë përgjegjësi.
Ai ka shkëputur një deklaratë të cilët e ka postuar në Facebook.
Kreu i shtetit thekson se populli duhet të marrë nën kontroll sistemin demokratik duke u zotuar që të angazhohet për rivendosjen e themeleve të Republikës pas 24 korrikut, kur i mbaron mandati i presidentit.
“Populli shqiptar ka nevojë për lidership. Mbi të gjitha populli ka nevojë të marrë vet më shumë përgjegjësi, duke kërkuar më shumë nga drejtuesit, si dhe të marrë nën kontroll sistemin demokratik. Ndaj pas 24 korrikut 2022 unë do të angazhohem për të rivendosur themelet e Republikës.” – shkruan Meta.