Vendosni fjalën kyçe....

Opozita shkon në inceneratorin e Tiranës, Tabaku me ironi: Ku ndodhen Gugallja dhe Zoto, meqë erdhëm të kapnim edhe ndonjë kriminel


Përfaqësuesit e opozitës në Komisionin Hetimor për inceneratorët kanë vizituar sot inceneratorin e Tiranës, atje ku përpunohen mbetjet urbane.

Kryetarja e këtij Komisioni Jorida Tabaku, shoqërohej nga deputetët Ina Zhupa dhe Belind Këlliçi.

Tre anëtarët opozitarë të komisionit u pritën nga një përfaqësues i këtij inceneratori, të cilin Tabaku e pyeti e ironi nëse janë të pranishëm pronarët e kësaj kompanie, Klodjan Zoto apo Stela Gugallja, të cilët janë në kërkim ndërkombëtar.

DISKUTIMI:

Tabaku: Paratë janë marrë nga 2018-ta deri në 2020 investitori nuk ka bërë asnjë investim

Përfaqësuesi i inceneratorëve: Jo ka bërë disa investime për të parandaluar krimet mjedisore.

Tabaku: Ministria e Financave që ka dhënë këtë kontratë thotë se duhej të ishte bërë investime 100% por që është bërë 30%.

Përfaqësi i inceneratorëve: Janë bërë investime, nëse janë terma financiar nuk jamë unë kompetent.

Tabaku: Pse thotë Ministria e Financave që nuk zbatuar 100% investimet?

Përfaqësuesi i kompanisë: Po flisni si opozitë

Tabaku: Po flas me letra shteti, jo si opozitë. Klodian Zoto, Mërtiri,  Stela Gugallja ku ndodhen?

Përfaqësuesi i kompanisë: Nuk i njoh.

Tabaku: Unë thash se erdhëm që erdhëm, mos gjenim ndonjë kriminel këtu se janë në kërkim ndërkombëtar. Kam ardhur dhe herë të tjera këtu, dhe jam rrethuar me makina, sikur të isha kriminele, dhe në fakt grupi i strukturuar kriminal ishte këtu.

Përfaqësuesi i kompanisë: Jeni të lutur të shihni dhe jua tregojmë punën në incenerator

Tabaku: Sot arritëm në konkluzionin se këtu nuk kryhet incenerim. Siç tha dhe KLSH, mund të ketë kodra apo pemë, por procedura e koncensionarit nuk po bëhet. Puna nuk po kryhet. Djali po na kryen se këtu kryhet një proces, por fatkeqësisht kjo kontratë koncensionare sot për ne si komision hetimor, nuk po zbathet. Ajo që ndodhi në fier, po ndodh dhe në Tiranë, nuk ka incenerator. Nuk ka proces incenerimi.

Përfaqësuesi i kompanisë: Ne jemi brenda afateve të lejeve të ndërtimit

Tabaku: Ku është vendi ku do të vendosen impiantet?

Eksperti teknik i inceneratorit: Ndërtimi i impiantit s’është një proces që nuk ndodh brenda një dite. Kërkon kohën e vet.

Zhupa: Jemi në shkurt të 2022, ku jeni me vendimet?

Eksperti: Ai është vendimi kurse zbardhja e çeljes është në nëntor të 2020. Vendimi i lejes dhe zbardhja e lejes janë dy gjëra të ndryshme.

Tabaku: Ineceneratori i bashkisë Tiranë, përse e ka dhënë lejen me dy vite vonesë dhe ka shkaktuar 35 mln dëm dhe ne sot nuk kemi akoma inceneratoin. Mos mbro edhe Erion Veliajn.

Këlliçi: Do të vijnë këta në Komision? Përse nuk janë këtu për të dhënë përgjigje

Eksperti: Administrator nuk është Klodian Zoto

Këlliçi: Para një viti po t’i ke qenë këtu.

Tabaku: Si ekspert na thua ai është inceneratori që ne e shohim se nuk është. Si qytetar a ndjen barrë morale që të mbrosh korrupsionin?

Eksperti: Pyetje të tilla nuk janë teknike….këto pyetje nuk kanë qëllim vizitën e kantierit dhe respektimin.

Zhupa: Çfarë i bëni mbetjeve, merrni miliona euro? Ku i çoni?

Eksperti teknik i inceneratorit: Në kapanonin pas jush shkarkohet çdo mbetje. Aty shkarkohet çdo kamion. Rikuperohet i gjithë materiali.

Tabaku: Nga cila bashki vijnë mbetjet?

Eksperti: Nga bashkia Tiranë, Kavajë dhe Durrës

Tabaku: Është variabël, në varësi të periudhave dhe momenteve të caktuara, të gjitha janë të raportuara në institucionet përkatëse. Faza është 6 vjet, sipas afatit të punimeve, është një fazë 6 vjeçare ndërtimi dhe shërbimi është bërë që nga dita e par sepse tarifa është tarifë për shërbimin e ofruar. Tarifa është për shërbimin e integruar…Ajo që biem dakord të gjithë është që Veliaj ka shtyrë afatin… Pra sot ne jemi në shkelje të kushteve të kësaj kontrate. Inceneratori i Tiranës nuk është inecenerator, sot këtu nuk ndodh procesi i incenerimit. 700 ton mbetje janë të gjitha këtu. I kujtoj qytetarëve që ky koncension kushton 430 mln euro. Sot ne shohim që kjo është një aferë korruptive jo vetëm në procedura, por edhe në zbatimin e saj. Unë shpresoj që askush të mos bëhet mbrojtës i korrupsionit. Kësaj afere do t’i shkojmë deri në fund. Është një landfill, nuk është incenerator, afera korruptive vazhdon…