Vendosni fjalën kyçe....

PD: Non grata të shpallura dhe të pashpallura janë burracakë se nuk guxuat në votojnë kundër vettingut edhe pse e deklaruan


Partia Demokratike reagoi publikisht lidhur me votimin e zgjatjes së afatit të organeve të vettingut.

Në reagimin e saj PD-ja quan burracakë ata që shpallën votën kundër dhe nuk votuan në Kuvend kundër zgjatjes së organeve të vettingut.

Non grata të shpallura dhe të pashpallura kanë dështuar të marrin peng PD-në dhe ta kthejnë atë në mburojë të interesave personale. Ata janë në hall e halli sa vjen e bëhet më i madh, prandaj çdo ditë lëshojnë mashtrime ordinere. Ata janë burracakë se nuk patën as guximin të votojnë sot kundër edhe pse e deklaruan me të madhe, por ikën ashtu siç janë munduar të fshihen pas çdo vendimi që i ka kushtuar shumë këtij vendi.

Ata janë pengje të korrupsionit të tyre, shantazhojnë njëri-tjetrin, kapen pas njëri-tjetrit me shpresën se mund ta shtyjnë edhe pak.

Koha e non grata-ve të shpallura e të pa shpallura ka mbaruar. Korrupsionin e tyre nuk e mbulojnë dot pas akuzave ordinere.

Sot çdo shqiptar e ka të qartë: nëse voton Berishën dhe Metën mban Ramën”-shkruhet në deklaratën e PD.