Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Më në fund Bundesrati gjerman votoi pro, njihen patentat shqiptare në Gjermani


Kryeministri Edi Rama thotë se Bundesrati i Gjermanisë ka votuar sot pro njohjes së lejeve shqiptare të drejtimit të makinës.

Rama ka publikuar një video nga diskutimet dhe votimi në Bundesrat, ndërsa shton se kjo konfirmon transformimin rrënjësor të sektorit.

“Më në fund, pas ratifikimit në parlamentet e landeve, Bundesrati gjerman votoi para pak minutash njohjen e lejeve shqiptare të drejtimit.

Kjo njohje, e cila deri para disa vitesh as që mund të mendohej, çertifikon de facto transformimin rrënjësor të autoritetit shqiptar të transportit rrugor, nga një rrumpallë totale në një sistem standartesh europiane me teknologji të lartë, të konfirmuara prej misioneve të rrepta të inspektimit të qeverisë gjermane.

Kjo është një përgjigje edhe për disa që kur komentojnë postimet mbi transformimet e godinave të DPSHTRR nëpër Shqipëri, shkruajnë se ne merremi vetëm me fasada.”– shkruan Rama krahas videos.

Në votimin e sotëm janë njohur edhe patentat nga Kosova.