Një 34-vjeçar ka përfunduar në spital pas sherrit me 2 persona. Ai është dhunuar në rrugën “Aleksandër Moisiu” në kryeqytet nga dy persona, të cilët sikurse bën me dije policia i kanë dëmtuar edhe xhamat e makinës.
Për fat të mirë i lënduar ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ka shpallur në kërkim dy të dyshuarit
“U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit S. S. dhe L. Sh, sepse në rrugën ‘Aleksandër Moisiu’, në bashkëpunim dhe me dy shtetas të tjerë, kanë goditur me sende të forta, shtetasin E. A., 34 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën, si dhe i kanë dëmtuar xhamat e automjetit.
Punohet për kapjen e dy autorëve të shpallur në kërkim, identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tyre. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.”- bëjnë me dije uniformat blu.