Vendosni fjalën kyçe....

Sting shet të gjitha këngët e tij


Sting ka njoftuar shitjen e të gjithë katalogut të tij të këngëve, duke përfshirë materialin solo dhe si pjesë e grupit ‘The Police’, për kompaninë e tij të regjistrimit ‘Universal Music Group’ (UMG). Muzikanti legjendar tha të enjten se lëvizja e vendos punën e jetës së tij në duar të besuara.

“Sting është një gjeni i shkrimit të këngëve, muzika e të cilit përshkon kulturën globale,” tha CEO i Universal Music Group, Sir Lucian Grainge.

“Gjatë gjithë karrierës sime, kam shijuar një marrëdhënie të gjatë dhe të suksesshme me UMG si partneri im kështu që ishte e natyrshme të bashkoja gjithçka në një shtëpi të besuar, ndërsa kthehem në studio, gati për kapitullin tjetër.” – tha Sting.

Megjithëse shuma e saktë e marrëveshjes nuk është konfirmuar zyrtarisht, shumë media folën për vlerën e saj diku midis 250-300 milionë dollarëve, blerja më e madhe që kur UMG bleu katalogun e Bob Dylan në vitin 2020 për një shifër po ashtu të pazbuluar.

Sting shkroi hite të tilla si ‘Every Breath You Take’ dhe ‘Roxanne’ teksa ishte pjesë e The Police. Më pas vazhdoi të shijonte një karrierë solo duke filluar në 1985. Puna më e fundit e 70-vjeçarit ishte kënga ‘What Could Have Been’, shkruar për filmin e animuar i Riot Games ‘Arcane’ në nëntor 2021.