Një takim i rëndësishëm po zhvillohet në Kosovë në të cilin marrin pjesë disa nga biznesmenët më të fuqishëm të botës shqiptare si dhe politikanë të ndryshëm.
Mes tyre përmenden ish-presidenti kroat Stipe Mesiç, ish-presidenti i Shqipërisë Bamir Topi dhe ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli.
Nuk dihen shumë hollësi mbi këtë takim po ai po zhvillohet në hotelin më luksoz të Mitrovicës, ‘Palace’.
Ndër biznesmenët nga Kosova do marrin pjesë kompanitë e mëdha si ‘Devolli Corporation’, ‘Tali’, ‘Tehno Burimi’, ‘Jysk’ dhe shumë kompani të tjera.