Presidenti francez thuhet se refuzoi të bënte testin rus të Covid-19 kur mbërriti në Rusi. Sipas dy burimeve të cituara nga Reuters, kjo ishte arsyeja që qëndron pas tryezës shumë të gjatë që u përdor gjatë takimit të së hënës të liderit francez, Emmanuel Macron me homologun e tij rus, Vladimir Putin.
Burimet i thanë agjencisë së lajmeve të enjten se Macronit iu kërkua të distancohej socialisht nga Putini pasi ai refuzoi protokollin e shëndetit dhe sigurisë.
Tryeza jashtëzakonisht e gjatë e Kremlinit, ku Macron ulej në njërën anë dhe Putini në anën tjetër, u bë një nga momentet më të përfolura të takimit mes dy liderëve. Kjo ngjalli shumë pyetje pse ata ishin vendosur kaq larg njëri-tjetrit. Një moment që gjeneroi një sërë memesh dhe gallatash në rrjet.
Tani po pretendohet se ky lloj organizimi ishte pasojë e hezitimit të Macronit për t’u testuar nga mjekët rusë, pasi kishte frikë se i merrnin AND-në.
“Ne e dinim shumë mirë që kjo do të thoshte mos shtrëngim duarsh dhe atë tryezë të gjatë.”- tha një burim për Reuters. “Por ne nuk mund të pranonim që ata të kapnin ADN-në e presidentit.”
Gjatë takimit të tyre që zgjati gati 6 orë, Macron dhe Putin diskutuan mbi krizën në Ukrainë. Lideri francez pretendoi se kishte marrë garancinë e Putinit se situata nuk do të përshkallëzohej.
Will Putin and Macron do face painting after? #Ukraine #pointless #lipservice pic.twitter.com/hi9agrWzmZ
— Tarquin (@Tarquin_Helmet) February 7, 2022