Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e Azem Hajdarit, gjykata dënon me 21 vite burg Izet Haxhinë



Gjykata e Tiranës ka dënuar me 21 vite burg Izet Haxhinë, i cili akuzohet për vrasjen e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari në vitin 1998. 

Haxhia u dënua për veprën penale “vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim. 

Në vendimin e gjykatës thuhet se Haxhiaj do të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme.

Kjo është hera e dytë që Haxhia gjykohet nga drejtësia shqiptare për përfshirje në vrasjen e Hajdarit. Herën e parë ai u dënua në mungesë për t’u arrestuar vite më vonë në Turqi. Ai u arrestua në 2006-n në Turqi, ndërsa më 8 maj të 2018 u ekstradua në Shqipëri ku kërkoi rigjykim të çështjes.

VENDIMI I GJYKATËS

1.Deklarimin fajtor te te pandehuri Izet I. Haxhia per kryerjen e vepres penale te “Vrasje me paramendim” e kryer ne bashkepunim dhe ne baze te nenit 78/2 e 25 te K.Penal denimin e tij me 21 (njezet e nje) vite burgjm.
2.Vuajtja e denimit te kryhet ne nje burg te sigurise se zakonshme.
3. Ne kohen e vuajtjes se denimit te llogaritet koha e qendrimit te tij ne arrest ne burg si dhe duke vuajtur denimin.
U shpall ne Tirane ne daten 11.02.2022.