Vendosni fjalën kyçe....

Zagani: Kanabizmi i vendit u bë me urdhër të Ramës, përgjegjëse edhe Mimi Kodheli që fikte radarët


Ish-oficeri i Antidrogës, Dritan Zagani i cili ndodhet në azil në Zvicër deklaroi sot se kanabizimi i vendit u bë nga qeveria ndërsa ish-ministri i Brendshëm Tahiri ishte vetëm njëri nga përgjegjësit.

Gjatë një interviste me Syri TV, ish-oficeri se kanabizimi i vendit është bërë me dijeninë dhe urdhrin e kryeministrit Rana.

Ai shtoi se po aq fajtor sa është ish-ministri i Brendshëm Tahiri, po aq fajtore është edhe ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, të cilën e akuzoi se fikte radarët e ushtrisë kur kalonte kanabaisi.

“Nuk ishte vetëm Tahiri që kanabizoi vendin. Kanabizimi u bë nga qeveria që trafikoi tonelata me hashash nëpërmjet Tahirit e krimit të organizuar. Sa fajtor është ish-ministri i Brendshëm Tahiri, aq është fajtore edhe ish-ministrja e Mbrojtjes Kodheli e cila jepte urdhër të fikeshin radarëve kur kalonin hashashin. Nuk them që është fajtor vetëm ish-minisitri i Brendshëm por është qeveria që e lejoi dhe mendojnë se me dënimin e Tahirit mbyllet gjithçka, për mua e kanë gabim se unë mendoj se kjo do vazhdojë.” – tha Zagani.