Ish-oficeri i Antidrogës, Dritan Zagani, ka komentuar dënimin e ish-ministrit të Brendshëm Tahiri.
Ai e quajti vendimin qesharak ndërsa shprehu mungesën e besimit te drejtësia shqiptare.
Në një intervistë me Syri TV, Zagani tha se banda e Tahirit ka trafikuar tonelata me drogë ndërsa theksoi se ndërsa më herët drejtësia ishte nën ndikimin e politikës, sot ajo është krejt nën urdhrat e drejtpërdrejta ta politikës së inkriminuar.
“Banda e Saimir Tahirit ka trafikuar tonelata drogë. Për mua gjyqi i Tahirit ishte trishtim, mënyra si u zhvillua ai. Tahiri ishte ministri kampion i Rilindjes së mafies. Në lidhje me atë që ka ndodhur me qytetarin Tahiri, jam i trishtuar. Në Shqipëri nuk bëhet më drejtësi, për sa kohë të jem gjallë i kam humbur shpresat se do ketë drejtësi në Shqipëri ndonjëherë. Në prizmin se është dënuar ministri kampion i rilindjes së mafies më bëhet zemra mal dhe ndihem shumë i kënaqur që të dënohet sado pak. Në prizmin e qytetarit ndihem i trishtuar sepse ligji nuk bëhet siç duhet, ligji bëhet si është bërë gjithmonë. Nëse më parë drejtësia ishte nën influencën e politikës, sot drejtësia është komplet nën urdhrat direkte të politikës së inkriminuar.” – tha ndër të tjera Zagani.