Vendosni fjalën kyçe....

Zhupa nxjerr fotot: Landfilli i Sharrës skenë krimi, janë shpenzuar deri tani 35 milionë euro, skemë mafioze me kosto 430 milionë euro


Deputetja e PD-së Zhupa ka deklaruar se gjatë vizitës në landfillin e Sharrës është përballur me një skenë krimi ku janë tretur 35 milionë euro nga taksapaguesit e Tiranës, Durrësit e Kavajës përmes një skeme mafioze me një faturë deri në 430 milionë euro.

Ajo ka publikuar disa foto në Facebook ku shkruan se bashkë me kolegët e Komisionit Hetimor ka qenë në Sharrë ku është provuar me fakte se nuk ka asnjë projekt të realizuar, asnjë themel godine që duhet të shërbente për shërbimin e diferencimit, riciklimit e incenerimit të mbetjeve.

“35 milion euro të paguara nga paratë e taksapaguesve të Tiranës dhe së fundmi Durrësit dhe Kavajes për një kontratë korruptive dhe mafioze e cila prodhon një faturë deri në 430 milion euro! Sot, konstatuam nga afër bashkë me koleg të Komisionit Hetimor, një skenë krimi ku groposen qindra mijëra ton mbetje në Landfillin e Sharrës. Provuam me fakte para shqiptarëve që aty nuk ekziston asnjë projekt i realizuar, asnjë themel godine i nisur që të ndertohet dhe kryej shërbimin e diferencimit, riciklimit dhe incenerimin e mbetjeve.” – shkruan Zhupa.