Banorët e ‘5 Majit’ në Tiranë kanë zhvilluar një protestë kundër prishjes së banesave të tyre nga bashkia e Tiranës si pjesë e planit të rindërtimit në zonë.
Atyre u janë bashkuar edhe qytetarët e Laprakës e Paskuqanit, të cilëve gjithashtu do u prishen banesat nga projekti i Unazës së Madhe. gjatë protestës ka pasur shtyrje dhe përplasjes mes banorëve e policisë.
Qytetarët e ‘5 Majit’ protestojnë prej javësh kundër prishjes së banesave të tyre. Ata i kërkojnë qeverisë e bashkisë që të bisedojë me ta e t’u japë dokumente të rregullta e garanci për dëmshpërblimin.
Ata kanë zhvilluar tre protesta para parlamentit dhe në të fundit tre gra zhvilluan një takim me kryeministrin Rama. Në përfundim të tij ato deklaruan se nuk kishin arritur asnjë marrëveshje me kryeministrin dhe se nuk i besojnë atij asnjë fjalë.