Ndërsa protesta e kamionistëve dhe qytetarëve në Kanada e njohur si ‘Karvani i Lirisë’ ka disa ditë që po zhvillohet në Kanada dhe dalëngadalë është shtrirë në Europë, Australi e gjetkë, mbulimi mediatik i mediave kryesore sidomos në Kanada e SHBA po edhe i simotrave të tyre në Europë ka qenë i vakët e me shtrembërim faktesh.
Në pjesën dërrmuese të rasteve, teksa raportojnë për protestën, ato përqendrohen më shumë mbi deklaratat e kryeministrit Trudeau, duke u bërë jehonë qëndrimeve të tij, që i cilësoi kamionistët si një ‘pakice e sakjshme me qëndrime të papranueshme’.
Po kështu ato janë përqendruar në episode duke u përpjekur t’i etiketojnë protestuesit si të dhunshëm, të zhurmshëm, ekstremistë. Ato pohojnë se protesta bëhet kundër vaksinimit me detyrim, duke thënë vetëm gjysmën ose më pak të së vërtetës.
Siç e kanë pohuar vetë protestuesit, lëvizja e tyre nuk ka të bëjë vetëm me vaksinimin e detyrueshëm, por shkon shumë përtej kësaj.
Teksa kritikon qeverinë Biden për masat e marra ndaj pandemisë Covid-19, për ashpërsinë e tyre dhe shtrirjen e tyre përtej shkaqeve shëndetësore, për korrupsionin e sistemit, dhe sesi protesta e qytetarëve për liri po prek edhe SHBA-në, Fox News raporton se ‘Karvani i Lirisë’ ka të bëjë në thelb me lirinë e qytetarëve, shkeljen e të drejtave të tyre nën pretekstin e emergjencës shëndetësore dhe kufizimeve jo racionale.
Krejt e kundërta me mediat kryesore, që gjatë protestës kanë raportime të vakëta teksa e kanë goditur ‘Karvanin e Lirisë’, cili në fakt nga vetë kërkesat zyrtare të kamionistëve e qytetarëve që i mbështesin shkon shumë përtej kundërshtimit të vaksinimit të detyrueshëm, duke pasur në thelb emërtimin e lëvizjes, lirinë.