Policia e Durrësit ka arrestuar shtetasin Ilir Plaku në Durrës i shpallur në kërkim nga Italia për trafik të lëndëve narkotike.
Ilir Plaku ishte dënuar nga Gjykata e Calgiarit me 12 vite burg për “Trafikim të lëndëve narkotike” vendim i vitit 2008 i njohur edhe nga Gjykata e Durrësit. Tashmë sipas vendimit të Apelit të Gjykatës së Durrësit këtij shtetasi i mbeten e 2 vite e 4 muaj burg për të kryer.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Operacionales të DVP Durrës në bashkëpunim me Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, pas informacioneve të marra në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim organizuan punën duke bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim ndërkombëtar Ilir Plaku, 57 vjeç, banues në Durrës.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka vendosur njohjen e Vendimit penal të formës së prerë të Gjykatës së Apelit të Cagliarit e cila ka ndryshuar pjesërisht vendimin e datës 22.04.2008 të Gjykatës së hetimeve paraprake të Cagliarit duke e dënuar shtetasin Ilir Plaku me 12 vite burgim, për kryerjen e veprës penale “Trafikim i lëndëve narkotike” parashikuar nga legjislacioni penal Italian.
Me vendim penal të datës 24.01.2022, Gjykata e Apelit ka vendosur lënien në fuqi të Vendimit penal nr.589 datë 29.06.2021 të Gjykatës së rrethit Gjyqësor Durrës. Shtetasit Ilir Plaku i mbeten për të vuajtur edhe 2(dy) vite e 4 (katër) muaj burg.
Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime te mëtejshme .