Një 40-vjeçar është arrestuar në Sarandë pasi gjatë kontrollit i janë gjetur një sasi farash narkotike cannabis sativa, granatë ofensive, dhe një radio dhënëse-marrëse me kanalet e Policisë.
Në pranga të policisë ra shtetasi H.S banies në Tiranë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas kishte siguruar fara dhe tentonte për të kultivuar bimë narkotike, kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit të dyshuar H. S., 40 vjeç, banues në Sarandë.
Si rezultat i kontrollit në banesë ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi farash të dyshuara narkotike cannabis sativa, një granatë ofensive së bashku me ndezësin, një radio dhënëse-marrëse me kanalet e Policisë.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. S., 40 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme procedurale”-njofton policia.