Vendosni fjalën kyçe....

MEPJ thirrje qytetarëve shqiptarë: Largohuni sa më shpejt nga Ukraina


Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ), ashtu si shumica e vendeve anëtare të NATO-s, ka bërë thirrje për qytetarët shqiptarë që të largohen sa më shpejt nga Ukraina.

Thirrjen MEPJ, e ka bërë duke marrë parasysh rrezikun e besueshëm të përshkallëzimit të situatës për shkak të zhvillimeve pranë kufirit Ukrainë-Rusi.

MEPJ ka vënë në dispozicion numra telefoni për asistencë si dhe adresa emaili të Ambasadës në Poloni që mbulon edhe Ukrainën.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është duke ndjekur me kujdes zhvillimet pranë kufirit ukrainas.  Duke marrë parasysh rrezikun e besueshëm të përshkallëzimit të situatës, MEPJ këshillon të mos udhëtohet drejt Ukrainës. Gjithashtu, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i bën thirrje shtetasve shqiptarë që të largohen nga Ukraina sa më parë.

Qytetarët e Republikës së Shqipërisë që ndodhen në Ukrainë mund të kontaktojnë për asistencë në numrat: +48 22 824 14 27;  +48 501 194 910; ose në adresat e emailit: ambasada@albania.ëaë.pl; embassy.ëarsaë@mfa.gov.al dk@mfa.gov.al Qytetarët shqiptarë ftohen që të informohen përmes kanaleve të komunikimit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.’- njofton MEPJ.