Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave të Sali Berishës të bëra kundër kandidatit të saj për Bashkinë Rrogozhinë, Ferdinand Saraçi.
Berisha u kërkoi demokratëve sot që të mos e votojnë Saraçin vetëm për logon e PD.
Selia blu e akuzon ish kryetarin e saj se po bën aleancë me Tom Dhoshin dhe Vangjush Dakon duke amnistuar kriminelët që kanë punuar kundër demokratëve.
“Dite e re, mashtrim i ri.
Gënjeshtrat ordinere të non grates, vazhdojnë. Por demokratët e kanë kuptuar se ti ke hallin tënd dhe të familjes tënde. Demokratët e dinë, se ti si burracak, keërkon të fshihesh dhe ti përdorësh ata përballë non grates tënde me partinë e re që bëre me Ilir Metën.
Demokratët e shohin se si po i poshtëron çdo ditë, duke bërë aleanca me kundershtarët më të mëdhenj të tyre. Pse nuk e përmend Qifen, po ke vënë njerëzit e tij në krye, në Rrogozhinë e Vorë? Pse nuk thua asnjë fjalë për lidhjet e Dakos me krimin, por i ke çuar njerëz të negociojnë me të? Pse nuk thua një fjalë për Tom Doshin, apo ngaqë njerëzit e tij drejtojnë “shtëpinë e Ilirit” në Shkodër? Njësoj siç bëre në Parlament ku mbushe dynjanë se do votoje kundër, dhe pastaj ike si frikacak, ashtu sillesh dhe sot duke amnistuar kriminelët që kanë punuar kundër demokratëve.
Partia e re e non gratave të shpallura e të pa shpallura, nuk do ta mbajnë peng Shqipërinë.
Nëse voton Berishën dhe Metën, mban Ramën”-shkruan PD.