Vendosni fjalën kyçe....

Përfundon telefonata Biden-Putin


Presidenti i SHBA-së Joe Biden dhe presidenti rus Vladimir Putin kanë biseduar me telefon të shtunën teksa tensionet mbeten në pikën e vlimit rreth Ukrainës.

Sipas një leximi të thirrjes nga Shtëpia e Bardhë, Biden e paralajmëroi Putinin se SHBA dhe aleatët e saj do të ‘përgjigje me vendosmëri dhe do të imponojnë kosto të shpejta dhe të rënda ndaj Rusisë’ në rast të një pushtimi, dhe se një veprim i tillë ushtarak do të ‘zvogëlonte pozitën e Rusisë’ ndërkombëtarisht.

Biden, i cili deri më tani ka përjashtuar dërgimin e trupave amerikane në Ukrainë, tha se nëse diplomacia dështon, Amerika është ‘njëlloj e përgatitur për skenarë të tjerë’.

Kremlini ende nuk ka zbuluar ndonjë detaj të bisedës.

Thirrja, e cila u zhvillua me kërkesë të Shtëpisë së Bardhë, është e para mes dy liderëve që nga fundi i dhjetorit. Ajo u zhvillua një ditë pasi zyrtarët amerikanë paralajmëruan për një pushtim të afërt rus të Ukrainës dhe disa orë pasi Uashingtoni tërhoqi trupat e tij, 160 këshilltarë ushtarakë, nga vendi.

Para se të fliste me Biden, Putin foli me presidentin francez Emmanuel Macron me telefon për gati dy orë. Zyrtarët francezë i thanë AFP se Putini dëshiron një Ukrainë të pavarur që do të mbetet jashtë aleancës së NATO-s, diçka që liderët perëndimorë e kanë përjashtuar.

Moska ka këmbëngulur prej kohësh se armët e NATO-s në kufirin e saj do të përbënin një rrezik të papranueshëm të sigurisë së saj.