Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti i Ukrainës: Perëndimi të ndajë me ne provat për pushtimin e sigurt rus


Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje aleatëve të tij që të ndajnë me të informacione në lidhje me pushtimin e pretenduar rus.

Vërejtjet e Zelensky vijnë ndërsa kriza mbi Ukrainën po thellohet, me forcat e NATO-s që po forcojnë praninë e tyre në Evropën Lindore. Të premten, një numër i mediave perëndimore, duke cituar zyrtarë të paidentifikuar amerikanë, publikuan shkrime rreth një sulmi të mundshëm rus në Ukrainë më 16 shkurt.

Duke folur në një konferencë shtypi të shtunën, Zelensky tha se pala ukrainase e kuptonte ‘se rreziqet ekzistonin’, por theksoi se kishte ‘shumë informacion’ në media për ‘një sulm në shkallë të plotë nga Rusia’.

“Nëse ju ose ndonjë person tjetër keni ndonjë informacion shtesë në lidhje me pushtimin e sigurt rus në Ukrainë duke filluar më 16 shkurti, ju lutemi na jepni këtë informacion. Ne punojmë në baza ditore, duke marrë informacion nga inteligjenca jonë. Ne u jemi mirënjohës edhe agjencive të tjera të inteligjencës të vendeve të tjera”, tha Zelensky.

Ai shtoi se Ukraina duhet të jetë e përgatitur për çdo ‘surprizë’ dhe duhet të mbështetet tek vetja, tek agjencitë e saj qeveritare dhe inteligjenca, të cilat, sipas tij, funksionojnë si në vendet e tjera.

“Ne nuk kemi frikë nga askush, nuk kemi panik, gjithçka është nën kontroll”, shtoi ai, duke theksuar se diplomacia është e vetmja mënyrë për të ulur tensionet.