Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthen aktivistja e majtë: Ngrënia e mishit ka doza misogjinie, supremacistët e bardhë e kanë kthyer në armë ngrënien e mishit, vezëve, bulmetit (Video)


Një aktiviste e majtë ka pohuar se ngrënia e mishit ka doza misogjinie dhe se supremacistët e bardhë e kanë kthyer në armë ngrënien e mishit, vezëve e bulmetit.

Teksa lexonte një letër përpara një grupi njerëzish, aktivistja tha se shoqëria njerëzore duhet të lëvizë përtej mishit për sa i përket të ushqyerit në shekullin e 21-të.

Po kështu ajo kritikoi ‘talljen’ e vegjetarianëve si mesazhe neonaziste.

“Unë mendoj se duhet të lëvizim përtej mishit. Supozimi se proteina më e mirë vjen nga kufomat e kafshëve është një besim racist. Si e dini se kafsha do të të kishte zgjedhur për të ushqyer me kufomën e saj? Hamburgeri juaj vjen me një dozë mizogjinie. Kultura popullore është plot me referenca për lopët seksi, derrat seksi, pulat seksi, peshqit seksi që të gjithë duan vetëm të argëtohen. Mashkulloriteti, një konstrukt i binarit gjinor që përballet me destabilizimin e vazhdueshëm, ndihet gjithmonë nën kërcënim dhe ngrënia e kafshëve është streha e tij mbrojtëse. Supremacistët e bardhë e kanë kthyer në armë ngrënien e mishit, vezëve dhe bulmetit dhe ngacmimi ndaj burrave liberalë si të ashtuquajtur ‘djem soje’ janë të gjitha pjesë e mesazheve neo-naziste. Të thuash që kujdesesh për kafshët është shenjë dobësie në botën që është ende e angazhuar në gjinitë seksuale tradicionale.” – thotë aktivistja në videon që është bërë virale.