Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku poston videon: Inceneratorët vjedhja e shekullit, 430 milionë euro shkojnë në xhepat e Ramës e grupit kriminal


 

Nënkryetarja e PD-së ka publikuar një video nga vajtja e një përfaqësie të PD-së në landifllin e Sharrës.

Tabaku shkruan se inceneratorët janë vjedhja e shekullit që kanë kushtuar 430 milionë euro.

Ajo shkruan se taksat e shqiptarëve kanë shkuar direkt në xhepat e kryeministrit Rama e grupit të strukturuar kriminal.

“Inceneratorët, vjedhja e shekullit! 430 mln euro për një fushë me dhè dhe një incenerator fantazëm! Taksat e shqiptarëve shkojnë direkt në xhepat e Ramës dhe grupit të strukturuar kriminal!” – shkruan Tabaku.

Me kërkesën e PD-së, Komisioni Hetimor për inceneratorët i ka shtyrë edhe me tre javë punimet. Për inceneratorin e Elbasanit është i arrestuar ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka ndërsa në kërkim janë shpallur Stela Gugallja e Klodian Zoto.