Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhjet e 6 marsit-KQZ hedh shortin për renditjen e kandidatëve në fletën e votimit


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvilloi ditën e sotme procesin e hedhjes së shortit për renditjen e partive apo koalicioneve politike në fletën e votimit për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit në 6 bashki të vendit.

Në këto zgjedhje që zhvillohen në Bashkitë: Durrës, Shkodër, Rrogozhinë, Vorë, Dibër dhe Lushnjë, do garojnë kandidatë nga Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe koalicioni “Shtëpia e Lirisë” i partive LSI dhe PDK por me kandidatë të caktuar nga Sali Berisha. Në Dibër do ketë edhe një kandidat të katërt i propozuar nga “Lëvizja e Re”.

Renditja sipas shortit:

Bashkia Shkodër
PS
Koalicioni “Shtëpia e Lirisë”
PD

Bashkia Dibër

Koalicioni “Shtëpia e Lirisë”
PD
PS
Lëvizja e re

Bashkia Durrës

Koalicioni “Shtëpia e Lirisë”
PS
PD

Bashkia Vorë

Koalicioni “Shtëpia e Lirisë”
PS
PD

Bashkia Rrogozhinë

PD
PS
Koalicioni “Shtëpia e Lirisë”

Bashkia Lushnjë

PS
PD
Koalicioni “Shtëpia e Lirisë”