Vendosni fjalën kyçe....

Basha rendit abuzimet me inceneratorët dhe pyet: “A mundet të firmosen 17 procedura brenda ditës pa miratimin e Ramës?”


Në konferencën e sotme për mediet, kryetari i PD-së Lulzim Basha ka folur lidhur me aferën e inceneratorëve ku u është drejtuar me një pyetje gazetarëve: “A mund t’i kryejë një qeveri 17 procedura brenda një dite të vetme pa miratimin e Kryeministrit?”

Basha u shpreh se është e qartë se si i janë grabitur qindra mijëra euro qytetarëve me aferën e inceneratorëve, ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama se donte të sabotonte punën e komisionit hetimor.

 “Sot është një ditë e ndërmjetmeve mes disa javëve intensive të skandalit të shekullit, skandalin e inceneratorëve. Nisjen e një jave intensive të hënën, të marrjes në pyetje të administratorëve të 3 skenave të krimit dhe iu kanë marrë shqiptarëve miliona euro, para që i mungojnë familjeve shqiptare, shëndetësisë për të trajtuar rastet e pandemisë apo sëmundje. Ajo që është e qartë se si i janë grabitur qindra mijëra euro qytetarëve, është falë komisionit hetimor, që Edi Rama donte ta sabotonte. 430 milionë euro për inceneratorë që nuk ekzistojnë. A mund t’i kryejë një qeveri 17 procedura brenda një dite të vetme pa miratimin e Kryeministrit siç ishte rasti i Elbasanit? A mund të paguheshin 35 milionë euro për inceneratorin e Tiranës, ku siç e patë nuk është bërë asgjë.

Kandidatja aktuale e bashkisë Durrës nga PS, Ermiriana Sako, ka firmosur një tender me vlerë 10 milionë euro që ia bën dhuratë kompanisë së inceneratorëve Tiranë. Një tender që i jepet drejtë për drejtë kompanisë që ka marrë 430 mln euro nga xhepat e shqiptarëve. Miliona euro kanë shkuar për inceneratorin e Fierit, që siç e patë nga inspektimi i deputetëve tanë, nuk kryhej as diferencim, as riciklim dhe as incenerim. Inceneratori Fierit ishte thjeshtë një fasadë që nuk funksiononte.”- deklaroi sot Basha.