Ish-kryeministri Sali Berisha në takimin e sotëm në Dibër, ka deklaruar se gjatë gjithë jetës së tij ka njohur vetëm dy burra që thonë që janë nga fshati i dajave dhe “njëri prej tyre është Lulzim Brava”.
Berisha akuzoi kryedemokratin Lulzim Basha se është përfshirë në një aferë të rëndë me “Toyota Yaris” të cilët prokuroria belge do i shkojë deri në fund hetimeve. Ai thotë se edhe vetë është habitur kur e ka dëgjuar Bashën në Parlament të bënte atë deklaratë.
“Gjatë gjithë jetës sime kam njohur dy burra që thonë që jam nga vendi i dajave. Njëri prej tyre është Lulzim Brava.
Ju jeni dibranë. Edhe jetim po të mbeteshe, daja kujdesej që të ruaje gjithmonë fisin. Ky është një ligj.
Tre gjëra të shkurtra do të them. Nuk është një betejë mes Sali Berishës dhe Lulzim Bravës. Jo! Pse? Nuk jam unë. Nuk kam asnjë lidhje. Nuk ka njeri në botë që mund të faktojë me dosjet e tij.
Unë jam habitur me atë që ka thënë në parlament me ‘Toyota Yaris’. I kam thënë që nuk mund ta bënte kurrë këtë gjë.
Çfarë ndodhi? Prokuroria e Krimeve të Rënda e mori nën hetim për dekonspiracion të operacionit ndaj organizatës kriminale. Secili prej jush nëse do ishte akuzuar për këtë akuzë, disa vite do i kishit kaluar në qeli.
Kurse kjo dosje u mbyll nga Rama, sikur të mos ishte. Nuk ka lidhje me asnjërin prej jush, por ka lidhjet e Lulzim Bravës dhe lidhjet Rama-Basha.
Tani vjen prokuroria belge e cila vazhdon hetimin. Ka marrë nën hetim 9 persona dhe kjo e aferë dëshmon lidhjet e tmerrshme të mafias me politikën në Shqipëri. Mirëpo nga politikanë në Shqipëri, i vetmi që është thirrur nga prokuroria dhe prokurorët belgë, është Lulzim Basha. Kjo është e vërteta.
Ju garantoj se drejtësia belge është e pavarur dhe do t’i shkojë deri në fund këtij problemi, në të cilin Lulzim Basha është i zhytur nga koka deri tek këmbët.
Vijmë tek dosja Nik Muzin, dosje që ma solli në zyrë ambasadori i SHBA. Unë i besoja Lulzimit dhe jo çfarë thoshte ambasadori. Por doli se ai kishte shkelur ligjet shqiptare dhe amerikane.
Tani para jush i them, dil çdo ditë në foto me guvernatorin, por ajo dosje do të të mbetet gjersa të japësh llogari në 1 para ligjit shqiptarë dhe amerikanë. Mos mashtro me fotografi demokratët. Je i pashpresë!” -deklaroi Berisha.