Vendosni fjalën kyçe....

Covid-19 në Kosovë: Gjashtë të vdekur nga 602 raste të reja në 24 orët e fundit


Gjashtë persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Kosovë. Të dhënat janë publikuar nga Ministria e Shëndetsisë. Po ashtu gjatë kësaj kohe janë raportuar 602 raste të reja të infektuara me këtë virus, ndërsa janë shëruar 2 mijë e 584 qytetarë.

Në këtë raport, Ministria e Shëndetësisë në Kosovë bën me dije edhe shifrat e qytetarëve që kanë marrë vaksinën kundër Covid -19.

Njoftimi:

13 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 835 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Që prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.801.246 doza të vaksinës.

Deri më sot 810.708 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 93.334 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 4.386 testime, 602 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 6 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 2.584 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 207.216.

Në total numri i rasteve aktive është 12.651.