Vendosni fjalën kyçe....

Erion Veliaj: I kërkova gazetares Rezarta Delisula, të jetë drejtoresha e re e Muzeut Etnografik të Tiranës


Kryebashkiaku Erion Veliaj, ka deklaruar se gazetarja Rezarta Delisula do të jetë drejtoresha e re e muzeut të Tiranës.

Në promovimin e librit “Çfarë ka qenë Tirona” të gazetares, Veliaj përveç vlerësimeve për librin si kontribut për këtë 102 vjetor të shpalljes së Tiranës kryeqytet, tha se tashmë e ka vendosur se kush do të jetë drejtoresha e re për Muzeun.

“Kam marrë një vendim dhe i kam kërkuar Rezit, që në mes të shumë impenjimeve që ka të jetë drejtoresha e re e Muzeut tek Sarajet, Muzeut Etnografik të Tiranës.”– deklaroi Veliaj.

Ai shtoi: “Dua një njeri që angazhohet 24 në 7, në 12 muaj të vitit dhe 365 dië të vitit. Rezi është një njeri që e merr këtë punë me seriozitet dhe ndaj kam kërkuar të nisë këtë mision që nuk është llaç e tulla.”

Këtë deklaratë Veliaj e bëri në promovimin e librit “Çfarë ka qenë Tirona” të gazetares së njohur tiranase, një libër ku ajo rrëfen copëza historie që zhvilloheshin në Tiranën e viteve 1800.

“Falenderoj kryetarin e bashkisë. Do ju tregoj Tiranën që se njihni.”– tha Delisula.