Vendosni fjalën kyçe....

Gazetari Fundo: Çfarë e bëri Ermonela Felajn të ndryshonte mendim për inceneratorët?


Drejtuesi i portalit CNA.al, Elvi Fundo, ka publikuar shkresën zyrtare ku anëtarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët nga radhët e shumicës, Ermonela Felaj në vitin 2016 në cilësinë e Ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin ishte e mendimit se Këshilli i Ministrave e kishte të pamunudr të investohej për miratimin e projektvendimit për inceneratorët.

Felaj në shkresën e saj dërguar ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka tashmë nën arrest, shprehej se projektvendimit i mungonte vlerësimi objektiv për përcaktimin e shoqërisë fituese.

Një aferë që vazhdon të akuzojë dhjetëra zyrtarë. Ka ende shumë pyetje pa përgjigje por ka edhe shumë dokumente që na tregojnë kush është përfshirë dhe çfarë duan të fshehin.

Sipas këtij dokumenti të janarit 2016, mësojmë se zonja Ermonela Felaj në atë kohë Ministre Shteti ka qenë kundër INCENERATORIT në Fier.

Fillimisht u shfaq një kompani e cila u refuzua dhe kundër ishte e zonja Felaj”-shkruan Fundo.

Fundo shkruan më tej se pas deklarimit kundër të Felaj shfaqet Klodian Zoto i cili merr koncesionit për ndërtimin e inceneratorit të Fierit.

Por më pas u shfaq ITS e Klodian Zotos, që bashkë me italianin Ernesto Graneli ortakun e Stela Gugalles në kompaninë ER one, me administrator Mirel Mertirin, marrin koncesionin për ndërtimin e inceneratorit të FIERIT.

ITS është kontraktuesja e cila për shkak të formës koncesionare regjistron kompaninë IEËT, e cila ende sot s’ka përfunduar inceneratorin në Fier megjithëse janë paguar gati 30 milionë dollarë”-shkruan gazetari.

Më tej ai ngre pikëpyetjen se çfarë e bëri Felajn të ndryshonte që tashmë mbron inceneratorin.

“Zonja Felaj dje ishte kundër me shkresa, sot del e thotë jam pro.

Çfarë e ndryshoi këtë zonjën, kompania apo partia?

Mos harrojmë Alqi Bllakon, ky dokument mban siglimin e ministrit Koka që shkruan ALQIT. ky ish demokrat i bërë me LSI e me pas socialist, deklaron se fajin e ka partia e dytë që e akuzon dhe është politikë e tyre apo Lulit, që po e shpëton atë dhe qeverinë me një komision farsë ku shkëlqen Jorida Tabaku që mban “sekret”, dokumentet duke dashur të mbuloje e shpëtojë zullumqaret sipas urdhrit të dale nga marrvëshja politike Rama-Basha.

Tek inceneratorët janë zhytur të gjithë pushteti, opozita e vulës së Lulit, mediat e turpësisht po zhytet dhe drejtësia.

Përgjigjen e shoqja Felaj, mund ta përgatisë nën këshillimin e juristit mbarë botëror Plarent Ndreca, që është shembulli i Alqi Bllakos për të shpëtuar lekurën. Ndërsa nuk u hetua dhe ndëshkua për tenderin 22 milionë dollarë për uniformat e policisë, pas prangave përfunduan disa zyrtarë, Ndreca dhe Lleshaj vazhdojnë të jenë të lirë”-shkruan Fundo.