Kukësi ka fituar bindshëm ndaj vendit të fundit të Superligës shqiptare.
Verilindorët kanë shënuar plot katër gola në portën krutane të mbrojtur nga Sali.
Sfida u zhbllokua në minutën e 40’ nga Gligorov ndërsa në përfundim të fraksionit të partë të lojës Taipi dyfishoi rezultatin.
Me fillimin e pjesës së dytë Basa trefishoi shifrat ndërsa pak sekonda para se arbitri të t’i frynte bilbilit Bahitri shënoi golin e katërt.
Me këtë fitore Kukësi barazon me 37 pikë Laçin e vendit të dytë por me 1 ndeshje më pak.