Vendosni fjalën kyçe....

Luan Hoti: Derë më derë te qytetarët e Durrësit sepse beteja ime është për ta


Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Durrësit Luan Hoti ka zhvilluar edhe këtë të dielë disa takime me qytetarët, në kuadër të fushatës së tij.

Ndërsa ndan disa foto në rrjetet sociale të këtyre takimeve dhe shtrëngimeve të duarve me qytetarët, Hoti zotohet se do të marrë vendime në interes të tyre. Ai premton se qyteti do t’u rikthehet qytetarëve.

“Derë më derë te qytetarët e Durrësit sepse beteja ime është për ta!

Qyteti do t’u rikthehet qytetarëve dhe vlerave dhe unë do të jem këtu të marr vendime në interes të qytetarëve dhe bashkë me qytetarët!

Bashkë për Durrësin!”– shkruan Hoti.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, Hoti ka prezantuar programin e tij për drejtimin e bashkisë së Durrësit gjatë një eventi të organizuar në Pallatin e Kulturës.

Gjatë fjalës së tij, Hoti tha se në 20 vitet e fundit Durrësi është administruar në formën më të keqe të mundshme dhe se qëllimi i tij është që ta kthejë bashkinë dhe administratën lokale në funksion të qytetarit.