Vendosni fjalën kyçe....

Rama: 28 familje në Gramsh, do strehohen në banesa të reja


Kryeministri Edi Rama thotë se 28 familje në Gramsh do të strehohen në banesa të reja. Në një postim në rrjetet sociale, Rama thotë se banesat e banorëve të fshatit Kodër Zgjupë ishin prekur nga rrëshqitja e dherave.

“MIRËMËNGJES,
dhe me gëzimin e 28 familjeve të fshatit Kodër Zgjupë në Gramsh, tashmë me një strehë të re, më komode e të sigurt, duke i dhënë fund ankthit nga rrëshqitjet e tokës, ju uroj të diel të qetë.”- shkruan Rama.

Sipas Ramës, trualli në fshat do të vijojë t’ju mbetet banorëve për të kultivuar produkte bujqësore, por jo për ndërtim, për shkak të rrezikut që zona paraqet.