Skiatorja norvegjeze Ingrid Landmark Tandrevold i shqetësoi të gjithë sot, fansat, familjarët e miqtë, pasi ajo u rrëzua në vijën e finishit në garën prej 10 km të së dielës në Lojërat Olimpike Dimërore.
25-vjeçarja ishte e pozicionuar mirë për një medalje, por në xhiron e fundit, ajo u rrëzua.
Siç shkruan RT, një mori rivalësh fituan terren ndaj saj ndërsa Tandrevoldi e rraskapitur po kalonte vijën e finishit, ku u shemb përtokë.
Atletja nuk po lëvizte fare kur iu afruan disa zyrtarë të shqetësuar të garës dhe kolegë atletë, duke e ndihmuar përfundimisht të ngrihej në këmbë dhe të largohej nga pista. Ajo u rendit në vendin e 14-të.
Tandrevold është e vetëdijshme edhe pse menazheri i ekipit tha se nuk mund të ofrojë ndonjë detaj tjetër fillestar për gjendjen e atletes. Incidenti ngriti shqetësime për shëndetin e Tandrevold, e cila në të kaluarën ka luftuar me fibrilacionin atrial – një rrahje të parregullt të zemrës –por mjeku i ekipit Kolsrud tregoi se ky nuk ishte një faktor.
“Ne e matëm pak dhe arritëm të masim rrahjet e zemrës. Ajo ishte e vetëdijshme gjatë gjithë rrugës.”- tha ai.
Gara u fitua nga Marte Olsbu Roeiseland e Norvegjisë, e cila bëhet tre herë fituese e medaljes së artë në Lojërat e Pekinit. Tiril Eckhoff fitoi bronzin.