Vendosni fjalën kyçe....

Soros blen aksione në kompaninë rivale të “Tesla”-s


Investitori miliarder George Soros ka blerë gati 20 milionë aksione të kompanisë së kamionëve elektrikë “Rivian”. sipas të dhënave të bursave të premten.

RT shkruan se aksionet kishin vlerë rreth 2 miliardë dollarë në kohën e blerjes, duke e bërë Soros Fund Management një nga investitorët më të mëdhenj të firmës.

“Rivian” i cili zotërohet me 20% nga gjigandi i tregtisë elektronike “Amazon” dhe që konsiderohet si rival i kompanisë “Tesla” të Elon Musk, pati një histori suksesi me investitorët vjeshtën e kaluar, kur mblodhi 12 miliardë dollarë investime. Ky ishte debutimi më i madh në treg i vitit 2021.

Megjithatë, kompania nuk ka prodhuar ende një automjet për konsumatorët. Që nga dhjetori i vitit 2021, prodhuesi i makinave thuhet se ka dorëzuar vetëm 150 nga kamionët e tij elektrikë R1T dhe vetëm dy fouristrada elektrike R1S, për klientë të brendshëm (kryesisht punonjës). Është e vështirë të thuhet se kur klientët jo-punonjës do të marrin makinat e tyre “Rivian”. Në një sondazh të forumit të pronarëve të “Rivian”, thuhet se për klientët e zakonshëm mund të presin automjetet në shtator 2022 për porositë e modelit veturë R1S, dhe mars deri në qershor për modelin R1T.

Rivian është thënë se do t’i siguronte Amazon-it më shumë se 100 mijë kamionë elektrikë vitin e kaluar, por në dhjetor tha se priste që prodhimi të binte me “disa qindra automjete” për shkak të kufizimeve të zinxhirit të furnizimit.

Me sa duket për shkak të dështimit për të përmbushur premtimet e saj deri më tani, aksionet e “Rivian” ranë me 43% për vitin e deritanishëm të premten. Çmimi i aksioneve të prodhuesit të makinave është aktualisht në rënie.