Gjykata e Posaçme ka dhënë sot vendimin për ish-gjyqtaren Enkeleida Hoxha dhe të akuzuarit e tjerë të konsideruar si pjesë e një strukture kriminale që synonte lirimin e të dënuarve kundrejt përfitimeve monetare.
Kështu GJKKO ka vendosur 3 vite burg për ish-gjyqtaren e cila përfiton gjykim të shkurtuar dhe dënimi i ulet në dy vite.
Ndërsa për avokatin Aldo Tabaku është vendosur dënimi me 4 vite burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar konvertohet në 2 vite e 8 muaj.
Dy të akuzuarit e tjerë Saimir dhe Bledar Petani u dënuan me nga 2 vite e 6 muaj burg për secilin, por për shkak të gjykimit të shkurtuar zbriten në 1 vit e 8 muaj.
Kujtojmë se gjyqtarja Hoxha u arrestua me urdhër të SPAK-ut që prej 11 shkurtit të vitit të kaluar, pasi akuzohet se është përfshirë në një skemë korruptive në Gjykatën e Krujës për uljen e dënimeve apo lirimin e të dënuarve nga burgu.
Emri i gjyqtares lidhet me lirimin e shumë të dënuarve me burg përjetë, mes tyre edhe Endrit Dokle, Genc Tafilit dhe Hekuran Billës.