Vendosni fjalën kyçe....

Ish-drejtori i Inteligjencës Kombëtare: Hillary Clinton e miratoi, Obama në dijeni të planit për të lidhur Trump me Rusinë


Ish-drejtori i Inteligjencës Kombëtare John Ratcliffe u takua me Këshilltarin Special John Durham në më shumë se një rast dhe i tha atij se kishte prova në inteligjencë për të mbështetur akuzat e ‘shumë njerëzve’ në hetimin e tij mbi origjinën e hetimit Trump-Rusi, thanë burimet për Fox News.

Fox News fillimisht raportoi për dosjen e fundit të Durham, i cili pretendonte se avokatët nga fushata presidenciale e Hillary Clinton në 2016 kishin paguar për të ‘infiltruar’ serverët që i përkisnin Trump Tower dhe më vonë Shtëpisë së Bardhë, në mënyrë që të krijonin një ‘konkluzion’ dhe ‘narrativë’ për të sjellë në agjencitë federale ‘prova’ që lidhin Donald Trump me Rusinë.

Fox News raportoi për herë të parë në tetor 2020 se Ratcliffe ofroi gati 1000 faqe material për Departamentin e Drejtësisë për të mbështetur hetimin e Durham.

“Prova të mjaftueshme”

Burimet i thanë Fox Neës këtë javë se gjatë takimeve të tij me Durhamin, Ratcliffe, i cili shërbeu si kongresmen dhe si ish-prokuror i SHBA-së për Distriktin Lindor të Teksasit, tha se besonte se kishte ‘prova të mjaftueshme’ në ato materiale që iu dhanë për të ngritur akuza ndaj shumë personave.

Burimet vunë në dukje një pjesë kyçe të inteligjencës së deklasifikuar, të cilën Fox Neës e raportoi për herë të parë në tetor 2020, duke zbuluar se zyrtarët e komunitetit të inteligjencës brenda CIA-s dërguan një referim hetimor për Hillary Clinton që supozohet se kishte miratuar ‘një plan në lidhje me kandidatin për president të SHBA-së, Donald Trump dhe hakerët rusë që pengonin zgjedhjet në SHBA’ për të shpërqendruar publikun nga skandali i saj i e-maileve në FBI.

Burimet i thanë Fox News se memorandumi i CIA-s, i njohur gjithashtu si Udhëheqës Operacional i Kundërzbulimit (CIOL), iu përcoll siç duhet FBI-së dhe në vëmendjen e drejtorit të atëhershëm të FBI-së James Comey dhe zv.dihmësdrejtorit të atëhershëm të kundërzbulimit, Peter Strzok.

Fox News mori për herë të parë memorandumin e deklasifikuar në tetor 2020.

“Informacioni i mëposhtëm jepet për përdorimin ekskluziv të byrosë suaj për veprime hetimore në sfond ose qëllime drejtuese sipas rastit,” thuhej në memorandumin e CIA-s të vitit 2016 drejtuar Comey dhe Strzok.

“Ky memorandum përmban informacione të ndjeshme që mund të zbulojnë burimin. Duhet të trajtohet me vëmendje të veçantë ndaj nevojës për të ditur. Për të shmangur kompromisin e mundshëm të burimit, çdo veprim hetimor i ndërmarrë në përgjigje të informacionit të mëposhtëm duhet të koordinohet paraprakisht me Shefin e Qendrës së Misionit të Kundërzbulimit Ligjor”, thuhet në memorandum.

“Sipas kërkesës verbale të FBI-së, CIA ofron shembujt e mëposhtëm të informacionit që ka mbledhur deri më sot,” vazhdoi memorandumi”.

“Një shkëmbim që diskuton miratimin e kandidates presidenciale të SHBA Hillary Clinton të një plani në lidhje me kandidatin presidencial amerikan Donald Trump dhe hakerët rusë që pengojnë zgjedhjet në SHBA si një mjet për të shpërqendruar publikun nga përdorimi i saj i një serveri privat të emailit.”

Memorandumi ishte redaktuar shumë.

Ndërkohë, Ratcliffe kishte deklasifikuar gjithashtu dokumente që zbulonin se ish-drejtori i CIA-s, John Brennan, informoi Presidentin e atëhershëm Obama mbi ‘planin’ e supozuar të Hillary Clinton për të lidhur kandidatin e atëhershëm Trump me Rusinë si ‘një mjet për të shpërqendruar publikun nga përdorimi i saj i një serveri privat të emailit’, përpara zgjedhjeve presidenciale të 2016-ës.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Fox News

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani