Vendosni fjalën kyçe....

Mesazhi i Metës: Kushdo që sulmon demokracinë do më ketë kundërshtar


Presidenti Meta ka cituar presidentin e sapozgjedhur të Gjermanisë, Steinmeier.

Ai ndan të njëjtin mesazh me të duke theksuar se kushdo që lufton për demokraci do e ketë në krah e kushdo që e sulmon atë do e ketë kundërshtar.

“Një mesazh shumë i qartë i Presidentit të rizgjedhur të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier për raportet që duhet të ketë një President me kauzën e demokracisë. “Unë do të jem jopartiak, por nuk jam asnjanës kur bëhet fjalë për kauzën e demokracisë. Kushdo që lufton për demokraci më ka në krah. Kushdo që e sulmon do të më ketë kundërshtar.”